‘Prezantuese e dështuar’! Xhensila Pere sapo tregoi se nuk e duron dot Alesia Bamin

0
176

Xhensila Pere ka qenë e ftuar ditën e sotme tek emisioni “Mes Yjesh” dhe si gjithmonë ka folur pa dorashka.

Ajo është vendosur përballë pyetjes se cila është prezantuesja më koti në vendin tonë dhe Xhensila nuk ka nguruar aspak që të përgjigjet.

Ajo ka thënë emrin e Alesia Bami, por sigurisht që e ka dhe një arsye pse.

“Më shumë se sa prezantuesit, për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia është kaq e bukur, por që më vendin e saj mund të ishte dikush tjetër më i aftë. Më duket sikur është në një kafe”, u shpreh Xhensila.

Ajo ka shtuar se të gjithë personazhet e showbiz-it janë fàllco.

“Pse ti mendon që ka ndonjë personazh real në show biz? Instagram-i na ka marrë në qafë të gjithëve. Dhe për sa kohë askush nga ne, përfshirë dhe veten nuk del dhe thotë, o vëlla jam duke qàrë, nuk më ka ecur kjo ditë, më la i dashuri, dhe tregon që vetëm bën jetë mondane, atëherë pothuajse të gjithë”, tha Xhensila.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here