Edmond Budina tregon mesazhin e komisar Katanin: Më tha ‘shembja e teatrit është një turp’

0
48

Aktori Edmond Budina në fjalën e tij para qytetarëve në Shkodër ku u mblodhën firma për ridnërtimin e Teatrit Kombëtar, ka dënuar edhe njëherë aktin e shembjes së godinës.

Në fjalën e tij ai zbuloi dhe një mesazh që ka marrë nga aktori i njohur italian Mikele Plaçido, që njihet për rolin e tij si komisar Katani.

Kam folur me komisar Katanin (Mikele Plaçido) dhe më tha se shembje teatrit është një turp i madh që ka ndodhur. Në botë teatrot e vjetër i ruajnë dhe nuk u vrasin natën”, u shpreh Budina.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar  ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here