‘Më mori rolin paturpësisht’ Marjana Kondi rrëfen përballjen me kolegen para shumë vitesh

0
136

Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun, e njohur gjerësisht për rolet e saj komike, ku pa dyshim Esmeralda me të madhin e të ndjerin Met Bega është një nga më të arrirët e saj. E ftuar në “Glamour zone”, ajo foli për karrierën dhe për ngjarjet e rëndësishme dhe të çuditshme që kanë shënjuar jetën e saj.

Madje ajo rrëfeu një histori të panjohur për publikun kur një kolege, shumë më e re se ajo i kishte marrë një rol. Marjana, u bëri thirrje të gjitha vajzave që të kishin 100 palë mendje, sepse në ditët e sotme çfarë nuk ndodh.

Ester Bylyku: A të ka ndihmuar ndonjëherë instikti i femrës të zbulosh diçka, se në femrat kemi atë quhet shqisa e gjashtë

Marjana Kondi u shpreh “Më ka ndihmuar në disa role, që nuk arrita t’i merrja dot. Dhe shkova në shtëpi, kur isha në Teatër dhe i thashë tim shoqi që ‘ua po këtë rol ma thanë që do ta marrësh ti’ dhe më tha ‘ç’të bëri ajo’, ‘me mori rolin i thashë’, ‘ua më tha sa budallaqe je, ti je për bukuri, ç’rol të mori’. Dhe me thënë të drejtën më ndihmoi kjo gjë. Më erdhi keq sepse ishte një femër që e doja dhe e ndihmoja, jo njëra që s’e njihja fare. Ishte dhe shumë më e vogël se unë dhe kjo është pak si siklet, shkoi e mori direct. Edhe në kohën tonë kishte kështu gjërash, ta merrte direkt. Por atë herë t’I zgjidhte pak sekretari i Partisë ndërsa sot thua ‘obobo, si ma mori kjo’ dhe duhet të zgjidhësh çdo gjë vetë. Duhet të keni 100 palë mend dhe të shikoni çdo gjë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here