Robert Budina nga Shkodra: Teatri ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë, ka një sensibilizim në gjithë Europën

0
101

Regjisori Robert Budina ka folur nga Shkodra aty ku Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mbledh firmat për peticionin e rindërtimit të Teatrit Kombëtar.

Budina thotë se, Teatri ishte ‘dëshmori i parë i rënies së demokracisë’, prandaj dhe ka një sensibilizim të madh jo vetëm në Shqipëri, por gjithë Europën.

Ai ka vlerësuar Shkodrën për ruajtjen me fanatizëm të objekteve të vjetra, si Teatri ”Migjeni”.

Ne kemi përdorur gjuhën e kulturës, mençurisë dhe jo armës. Ka një sensibilizim në gjithë Europën jo vetëm në Shqipëri. Jam i lumtur, që kam ardhur në qytetin e demokracisë që kanë dhënë jetën martirë dhe jo vetëm. Teatri Kombëtar ishte deshmori i parë i rënies së demokracisë. Ta rikthejmë teatrin siç ishte. Kemi hapur një çështje juridike, pasi shembi teatrin duke qene artistë brenda në godinë.

Në teatër thuhen të vërtetat. Shkodra i ka ruajtur me fanatizëm objektet e vjetra. Teatri “Migjeni”, teatri klasik.”- tha Budina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here