Besimtarët myslimanë falin Namazin, xhamitë e vendit mbushen plot, shumë qytetarë ulen jashtë tyre (FOTO)

0
179

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin u mblodhën pranë xhamive mëngjesin e sotën për të falur Namazin. Xhamitë e vendit u mbushën plot me njerëz, aq sa shumë prej besimtarëve e kryen faljen jashtë këtyre godinave.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, besimtarët në Berat kanë falur Namazin, në xhaminë e Plumbit dhe shumë prej tyre janë ulur jashtë. Kjo për shkak të numit të lartë të besimtarëve dhe për të ruajtur distancën si pasojë e COVID-19. Ndërkohë edhe një Elbasan dhe Kukës ka qenë e njëjta situatë.

Çfarë është Fiter Bajrami?
Kjo është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët mysliman, pasi zhvillohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.


J.V/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here