“Më nxorre në portale”/ E quajti prezantuese koti, Alesia Bami i përgjigjet Xhensila Peres: Faleminderit vajzë, secila kemi vendin tonë…Ndërhyn Manushi: U shqetësova, por…

0
79

Alesia Bami i është përgjigjur Xhensila Peres dhe e ka falenderuar atë për kohën që i ka kushtuar gjatë intervistës që dha për OraNews.

E pranishme në studion e “E diell”, Bami tha se se falë Xhensilës që e quajti prezantuese koti, ajo doli edhe njëherë në portale.

Pjesë nga biseda

Alesia Bami: Në fakt Manush nuk e kam ndjekur intervistën e saj, por mesa kam ndjekur nga portalet, përgjigjen duhet ta japësh ti.

Edi Manushi: Jo, jo, unë normalisht jam i shqetësuar patjetër por….

Alesia Bami: Unë realisht mendoj se gjithsecili është aty e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajin, por më bëhet shumë qejfi dhe e falenderoj atë vajzën sepse kisha nja 24 orë që nuk kisha dalë në portale dhe më nxorri sërish.

Edi Manushi: Alesia të lutem eja, eja se kemi punë. Mjafton të ruajmë distancën.

Momenti pas minutes 39:00

Para pak ditësh, Xhensila Pere gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Mes Yjesh” është shprehur për moderatoren Alesia Bamin se ajo është prezantuesja më kot në vend.

(f.m./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here