“Punon parlamenti, se nuk dalin ligjet nga Surreli”? Rama fyen komentuesin nga emri dhe mbiemri

0
134

Kryeministri Edi Rama bëri zyrtare masat e reja për ditët dhe javët në vijim si dhe hapjen graduale të vendit, transportin dhe kufinjtë. Por gjatë daljes së tij live në rrjetet sociale është ‘mbytur’ nga komentet e qytetarëve dhe janë mbi 2.600 ndjekës që kanë komentuar pjesa dërrmuese e të cilëve e kanë kritikuar.

Si gjithnjë, Rama ka preferuar t’ju përgjigjet disa prej tyre duke mos kursyer as arrogancën dhe fyerjet nga të cilët ne kemi përzgjedhur:

Komentuesi 1: Edi, ne baze te krahinave ku ska raste te reja ne Itali nga neser hapen plazhet. Nese do te japesh info mbarepopullore, te lutem jepi te sakta. Flm
Komentuesi 2: unë promovoj kulturën traditat gjuhën tonë të bukur.krenare dhe kur shohë atë sjelljen tuaj esdrat më duket e pabesueshme.
Rama: s’ke faj, se te bera te ndjehesh si kurre me pare krenare per Shqiperine, po e ke harruar shpejt s’ka problem😊

Komentuesi 3:  Gjithe javen punojm ne fundjav nuk kemi te drejt te dalim per tu qetesuar . Apo te shohim si del zoteria jote me kompani . Ne ne shpi ti ne blore tjetri maj malit .mjer ne qe na ke rene per ise
Rama: Albana Aluku Kajca kush te tha mos dalesh, hapur eshte apo nuk e ke marr vesh akoma?!

Komentuesi 4: Keto njerzit te lire nuk eshte kjo masa ëe mer ti mbrojte .Pes dite si delet te lira dhe dy dit I fit brenda .Lejo trasportin publik..CA kuptimi .Ka ky izolim ..
Rama: Dyshi Alimeti Cepele degjoje me vemendje se ta kam shpjeguar kuptimin, nuk mund t’i sqaroj dot te gjithe tek e tek

Komentuesi 5: E kuptojm qe ka qene e nevojshme nje mbyllje e tille , arsyeja nuk kemi sistem shendetsor , eshte pertoke , dhe ti ishe i detyruar ta beje
Rama: Markos Artur shih shih shih, e paske gjetur eee? Po ata qe nuk e kishin pertoke po e kishin ne per qiell pse po vuajne keshtu na e thuaj pak? Po si ka mundesi qe edhe kur behet dicka kaq e madhe meazallah se del fjala e mire eee!!!

Komentuesi 6: Nje gje duam te dim parlamenti punon apo jo Se ligjet dalin nga parlamenti nuk dalin nga Surreli
Rama: Shpendi Pellumi edhe shpend edhe pellumb lum si ti, ne ajer i gjithi😂😂(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here