“S’kam blerë followers, nuk dua të mashtroj veten”, Oriola Marashit i ndodh diçka e çuditshme me Instagramin, MESAZHET në inbox

0
98

Modelja e njohur Oriola Marashi është një prej personazheve publik më të përfolur në mediat rozë. Oriola është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me fansat shumë momente të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi përmes disa postimeve në Instastory,  modelja ka ndarë me ndjekësit e saj diçka të çuditshme që i ka ndodhur me llogarinë në  Instagram

Ajo ka treguar se brenda pak orëve i janë rritur mbi 5 mijë ndjekës në Instagram, ku mesa duket nuk janë të vërtetë, por qëndron dikush nga pas që po i shton vetë modeles ndjekësit përmes një forme që “boot-e fake”.

“Nuk e di ca po ndodh me Instagramin tim. Kisha 409K 100% real followers dhe u zgjova në mëngjes me 413K dhe po vazhdojnë të shtohen. S’kam blerë kurrë followers sepse nuk dua të mashtroj veten, as të tjerët, por nuk e di çfarë po ndodh, s’më kishte ndodhur kurrë kjo gjë. Dikush të ma shpjegojë ça po ndodh.”-  ka shkruar Oriola.

Postimi i Orioles ne Instagram.

E më pas modelja ka publikuar edhe disa foto të tjera , ku tregon se dikush i ka  shkruar Oriolës duke i shpjeguar me detaje se çfarë po i ndodh me llogarinë në Instagram.

Përmes atyre mesazheve që i kanë shkuar Oriolës, thuhet se dikush po ia dhuron ndjekësit përmes boot-e fake.

Postimi i Oriolës

“Se di pse po t’i japin. Ndoshta për të thënë që s’i ke real apo ku ta di unë mendjen e tyre. Për aq kohë sa nuk i bën këto veprime me llogarinë tënde, nuk të rriskohet faqja sepse Instagrami e kupton që s’je duke i bërë ti. Në këtë rast dhuratat i pranon dhe mbreti.”– i shkruajnë Oriolës.

A.C/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here