Martohet Dj Sardi? I njohuri i showbizit shfaqet me unazën rreth në gisht, dyshimet e forta po ‘çmendin’ rrjetin

0
105

Sardi Shehu, i njohur për të gjithë publikun si DJ Sardi,  duket se ka hedhur një hap drejt celebrimit. Ka mjaftuar një foto e publikuar nga vetë DJ në faqen e tij në Instagram, për të bërë lëmsh të gjithë rrjetin duke i futur në dyshime.

Imazhi ku Sardi shihet me unazën rreth në gishtin e dorës së majtë, tregon se i njohuri i showbizit shqiptar ka hedhur një hap të rëndësishëm me gruan e jetës së tij.

Një ditë më parë i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News, Sardi u pyet për propozimin e martesës dhe la të nënkuptohej se diçka kishte ndodhur me të. “Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur,”– u shpreh Sardi.

Mos ndoshta e kishte fjalën për këtë hap?

Së fundmi Sardi Shehu ka publikuar një foto ku ka treguar se është në një marrëdhënie, që siç duket po shkon drejt hapave seriozë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here