Deputeti i opozitës zbulon bisedat “e fshehta” me Ramën, cila është fríka e vetme e kryeministrit: Sùlmoni…

0
133

Deputeti i opozitës ka zbuluar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës se cilat janë kartat e fshehura të kryeministrit Rama duke treguar se fríka e tij e vetme është Ilir Meta. Teksa rrëfeu çfarë bisedoi në vitin 2017, sqaroi se Rama mblidhte deputetët duke i thënë që të sùlmonin LSI, ndonëse në krye të saj qëndron Monika Kryemadhi.

Përveç kësaj, Maliqi tregoi se po përdor këdo që mundet për të ulur figurën e Metës tek ndërkombëtarët pasi e konsideron të vetmin sfidues ndaj tij.

“E vetmja fríkë e Ramës është Ilir Meta pavarësisht se është president dhe nuk ka fuqi, por këtë e shikon të vetmin. Në 2017, gabimisht si gjithë të tjerët, për shkak se i besova këtij njeriu, meqë ky i ka qejf telefonatat e zbardhura, ka qenë fundi i majit, fillimi i qershorit kur më ka bërë një telefon dhe midis të tjerave, çfarë kanë me ty, ti ke një mandat tëndin. Më kanë thënë Shalsi dhe Klosi që nuk futemi dot në zona se njerëzit janë me ty.

Të lutem shumë, ose rri aty ku je, ose hajde me mua, vetëm me Ilir Metën mos ik, pra vetëm te LSI mos ik. Përveç kësaj, në qarkun e Beratit ky i thotë Klosit dhe deputetëve të tjerë, edhe unë i pranishëm: Sùlmoni vetëm LSI, jo PD. Pra ky e shikon si rrezik Ilir Metën, pavarësisht se LSI drejtohet nga Monika por emri i tij qëndron sepse në 2017 ia arriti qëllimit, bëri marrëveshje me PD dhe e dinte se do ishin bashkë në qeveri. Pra edhe në bisedat me mua ka qenë që do ishin të dy në qeveri, por fitoi vetëm për shkak të bashkëpunimit, krimit, bandave dhe se LSI ishte më vete.

Tani ka hapur panik, sulmoni imazhin e Ilir Metës, ulni imazhin e tij tek ndërkombëtarët. Madje ka arritur edhe tek deputetët e opozitës së re, edhe të LSI që e përdor, mbase edhe joshur për të bërë letra anonime tek ndërkombëtarët për të ulur figurën e Metës. Thënë në kontekst, ky e ka fríkë Ilir Metën si politikan karriere dhe sfidues dhe e vetmja është që ta ulë me ndërkombëtarët, bën shántazhe me komisione hetimore false, por kjo është e vërteta. Këta janë të dy, ia dinë njëri tjetrit dhe mund të them që në 2007 kam qenë i vetmi që i kam thënë Metës jam kundër bashkimit tënd me PS”, tha Maliqi.(A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here