Skenari befasues i UEFA-s, ndryshon formation e Champions-it për ta zhvilluar vetëm në Gjermani

0
124

UEFA po mendon të bëjë një ndryshim të formatit për Champions League në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Po mendohet një skemë për luajtjen e gjysmëfinaleve në formatin e një “final four”.

Finalja e këtij edicioni ishte parashikuar të mbahej në Stamboll, por Gjermania shihet si shteti që garanton më shumë siguri në këto kushte të jashtëzakonshme që po kalon bota.

Jo rastësisht, Bundesliga ishte kampionati i parë i madh që rifilloi shumë shpejt garën, ndryshe nga Franca, Belgjika, Holanda dhe vende të tjera, që u dorëzuan shpejt.

Kjo për momentin është thjesht një ide e UEFA-s, jo një gjë zyrtare apo deklaratë e thënë nga një personazh publik. Presim për vendimet e radhës.

M.P. / Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here