Iris Luarasi bën propozimin e fortë: Jam pro kastrimit të pedofilëve, ta bëjmë me referendum

0
185

Pedagogia Iris Luarasi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Babrru, ku roja i shkollës ka përdhunuar për tre vite që një 15-vjeçare. E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Luarasi është shprehur se pedofilët duhet të kastrohen.

Ajo shtoi se kjo mund të bëhet me një referendum, ku qytetarët të firmosin pasi kjo mund të jetë e vetmja frikë e pedofilëve.

“Në Shqipëri për fat të ketë vijonë të jetë kultura e viktimizmit të mëtejshëm për ata që janë viktima. Pasi viktima është abuzuar seksualisht nga një pedofil 65-vjeçar, dhe kjo është një nga arsyet pse unë kam qenë pro për kastrimin e këtyre pedofilëve.

Nuk e di si mund të bëhej kjo gjë, ndoshta me një referendum në Shqipëri që të mblidhen firma nga njerëzit, pasi ndoshta kjo mund të jetë frika e tyre. Po shohim kaq shumë raste në këtë shoqëri kaq të vogël si kjo e jona. Kjo është një nga gjërat që unë do kërkojsa se si mund të kastronim këta pedofilë”, u shpreh Luarasi.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here