“Nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin”, Ramës i shteron shpejt humori me gazetarët: Urime për thellimin që paske

0
156

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në një konferencë me gazetarët në spitalin e ndërtuar Covid 3, që është ndërtuar në ambientet e një ish-universiteti privat në vend.

Gjatë konferencës, kryeministri bëri edhe një batutë me gazetarët, ku tha se e kishte marrë malli për ta dhe se nuk mund të rrinin pa njëri tjetrin. “U desh kjo kohë për ta kuptuar se sa shumë na merr malli për njëri tjetrin, nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin”.

Ndërkohë që një nga pyetjet e gazetarëve që nuk i pëlqeu aspak Ramës kishte të bënte me atë që ka ndodhur me të sëmurët kronikë, që nuk kanë pasur mundësi që të marrin mjekim, për shkak të pezullimit të shumë shërbimeve, si pasojë e shndërrimit të spitaleve në Covid. Ishte gazetari Erjon Skendaj, i cili pyeti nëse ka një bilanc, sesa persona janë rënduar për shkak se nuk kanë marrë mjekimin e duhur në spitale.

“Urime për bindjen për avancimin e káncerit, është një bindje që kërkon vertetë një thellim në fushën e mjekësisë. Kjo hyn te analizat e thelluara, dhe urime për këtë, unë nuk ju ndërpreva. Gazetari ka të drejtë informacion për gjithçka, por nuk mund të kërkojë të hyjë me forcë në një spital Covid. Faleminderit për pyetjen dhe shqetësimin real, dhe njëherë nuk keni ardhur këtu për të bërë debat, nëse përgjigja ime është e vlefshme apo e pavlefshme, është në dorën tuaj që ta vlerësoni, nëse doni ta fusni apo jo në kronikë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here