Deputeti i opozitës propozim të fortë në Kuvend: Pedofilët të varen në mes të qytetit, të kthehet dënimi me vdekje

0
89

Deputeti Halit Valteri ka bërë sot një propozim të fortë në Kuvend. Në fjalën e tij ai ka preferuar të flasë për rastet e fundit të përdhunimeve dhe ngacmimieve seksuale me të mitura.

Ai shtoi se të gjithë pedofilët duhet të varen në mes të qytetit, pasi sipas tij ata nuk meritojnë të jetojnë.

“Kush është pedofil të varet midis qytetit, ta kthejmë dënimin me vdekje, këta maskarenj nuk meritojnë të jetojnë, ata duhet të varen në mes të qytetit. Nuk na duhet as BE e asgjë, këta maskaren duhet të varen”, u shpeh Valteri.

Pas këtij propozimi ka ardhur një reagim nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili u shpreh se  kjo nuk është zgjidhja, por i dha të drejtë për indinjatën e tij ndaj këtij fenomeni.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here