“Më mirë nami se syri”/ Protestuesit që kërkojnë kastrimin kimin të pedofilëve marshojnë drejt Parlamentit: Nuk je vetëm!

0
127

Protestuesit, qytetarë dhe aktivistë që kanë dalë në shesh pasditen e sotme për të ngritur zërin kundër abuzimit seksual me të mitur kanë nisur marshimin e tyre drejt Parlamentit. Të mbledhur në grup, qindra qytetarë, me styre burra, gra dhe prindër që kanë marrë me vete fëmijët e tyre, kërkojnë që të miturit të respketohen.

Me një pankartë të madhe përpara ku shkruhet “Më mirë nami se syri“, qytetarët po marshojnë drejt Parlamentit.

“Denonconi dhunën, ti nuk je vetëm,”- dëgjohen të thonë ata në grup.

Protesta ka nisur në orën 16:00 dhe është një marshim paqësor ku kërkohet mbledhja e firmave për të arritur kastrimin kimik të pedofilëve.

Mes qytetarëve dhe aktivistëve ka edhe personazhë publikë, siç janë Eli Fraa, Avokati i Popullit, Aurela gaçe, deputeti Halit Valteri, Rudina Hajdaripedagogia Iris Luarasi, Artan Manushaqe, Xhemi Shehu, Arbana Osmani, Rovena Dilo, etj.

I pranishëm është edhe babai i 15-vjçares së abuzuar seksualisht në Babrru, ngjarje nga e cila mori nismën kjo protestë. Përpara mikrofonëve, Edmond Thanasaj, me një kapele në kokë dhe me një shami në fytyrë, tha se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më. Ai u shpreh se atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë lloj shprese nga qeveria.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here