Uendi Muja, futbollistja e “artë” shkodrane që ka si idhull Ronaldon, bukuroshja tregon pasionet e tjera: Kam menduar të hyjë në botën e…

0
183

Futbolli i femrave, është ende thuajse një tabu në Shqipëri. Në Europë ka shumë vite që luhet, edhe futboll profesionist, por ne jemi ende herët për gjëra të tilla. Prej rreth një dekade Federata Shqiptare e Futbollit, edhe me kërkesë të UEFA-s, ka organizuar kampionatet e femrave dhe pak nga pak kanë dalë “guximtaret”, ato që nuk duan thjesht të “rebelohen” duke adhuruar Mesin e Ronaldon, por edhe ta shkelmojnë vetë topin. Uendi Muja ka qenë pjesë e Vllaznisë për femra ndërsa tani bukuroshja 21 vjeçare po aktivizohet në Francë, në Kategorinë e Dytë të shtetit transalpin. Bukuroshja ka treguar fillimet e saj në futboll dhe katapultimin në futbollin francez.

“Si çdo fëmijë, edhe unë kam pasur shumë dëshira. Një ndër to ishte sporti i futbollit, gjë që me kalimin e kohës u bë pasion e deri në profesion. Është një kampionat ku ka konkurrencë shumë më të madhe dhe emocionet nuk mungojnë në asnjë ndeshje. Aktualisht luaj në Kategorinë e Dytë, ndërsa pres që në sezonin e ardhshëm të firmos me ndonjë prej ekipeve të Kategorisë së Parë.”

Uendi Muja

Përveç talentit në futboll, Uendi njihet edhe si një prej femrave më të bukura shqiptare. E ëmbël dhe me linja perfekte, futbollistja seksi konfirmon dëshirën që ka për të qenë pjesë e botës së modelingut. 21 vjeçarja tregon gjithashtu edhe futbollistët e preferuar.

“Po, e kam menduar të hyjë në botën e modës dhe nuk kam hequr dorë nga kjo dëshirë. Jam një fanse e Real Madrid dhe sa i përket lojtarëve që pëlqej janë Cristiano Ronaldo dhe Alex Morgan.”
Uendi Muja

Uendi Muja, një futbolliste me një histori të çuditshme, sepse është vetëm 21 vjeç, por ka fituar aq shumë, saqë do t’i duhej një dhomë për të futur trofetë, nëse do t’i mbante në shtëpi. Kujtojmë që Muja ka qenë kapitene e Kombëtares U-19 dhe një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit të femrave.

 

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here