Arrihet marrëveshja, por Rama flet gjithë mllef: Rëndësi ka që LBPD-ja do të hyjë në zgjedhje!

0
170

Pavarësisht se sot është arritur një marrëveshje mes palëve për reformën zgjdhore, kryeministri Edi Rama nuk duket se po feston. Fill pas mbylljes së marrëveshjes, Rama ka postuar në rrjetet sociale, dy mesazhe të mbushura me mllef ndaj opozitës.

Duket se ky qëndrim i Ramës, vjen për faktin se nuk u arrit depolitizimi i komisioneve zgjedhore, kërkesë e mazhorancës, nga e cila çuditërisht ajo u tërhoq sot dhe ky propozim ra poshtë, duke i hapur rrugë marrëveshjes.

Përfaqësuesi i opozitës deklaroi se Rama kërkonte të kapte komisionet me anë të këtij propozimi, por ai u rrëzua.

Kryeministri shprehet se të paktën, opozita tashmë do të hyjë në zgjedhje, duke e quajtur Bashën, “LBPD”.

Ja dy statuset e kryeministrit:

Mazhoranca dhe opozita, nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe të paprecedent të tre ambasadorëve, kanë arritur marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Palët kanë arritur dakordësinë për disa cështje themelore. Është rënë dakord për identifikimin elektronik të votuesve 100%, kërkesë kjo e opozitës, e cila është pranuar nga mazhoranca. Gjithashtu është rënë dakord që KQZ të ketë tre nivele.

Ndërsa lidhur me komisionet zgjedhore, nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe ka rënë poshtë ideja e depolizimit të tyre.

Mazhoranca ka siguruar se marrëveshja e firmosur, nuk do të pësojë asnjë ndryshim në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se marrëveshjen e ka firmosur përveç mazhorancë dhe opozitës edhe Rudina Hajdari, një sinjal se opozita e re, do të votojë në Kuvend këtë marrëveshje.

Kujtojmë se kjo reformë nuk përfshin ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave të deputetëve, kërkesë kjo e 50 mijë qytetarëve që kanë firmosur një peticion të “Nisma Thurje”, lidhur me këtë cështje. Kjo kërkesë u anashkalua nga të gjitha palët, të cilat nuk ishin të interesuar për një reform thelbësore të sistemit, por vetëm arnim të sistemit aktual.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here