“Drejtori i policisë ka qenë në stres të madh”, Spiropali: Veliu bëri deklaratë të nxituar

0
77

Elisa Spiropali ministre e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare në studion  e “ABC News” ka folur për videon e 15-vjeçarit të abuzuar nga efektivët e policisë.  Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu publikoi videon e nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

Më tej ajo theksoi se deklarata e drejtorit të Policisë ishte e gabuar: “Ishte deklaratë e gabuar, e nxituar dhe e panevojshme, por unë e kuptoj që drejtori i policisë ka qenë në një stres të madh edhe për shkak të ngjarjeve, protestave të shumta”, tha Spiropali.

Për shkak të ngjarjeve të shumta kaotike, protestave ku edhe është përdorur gaz-lotsjellës, Spiropali u shpreh se Policia protestuesve të dhunshëm nuk do t’i përgjigjet me ujë të gazuar.

Lexo edhe: Habit Veliu, justifikon dhunën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës: E shikoni çfarë familje

Gjatë bisedës në studion e “ABC News” Spiropali tha se Ardi Veliu ka marrë ndëshkimin publik, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit është në rrugën e duhur.

Xhokaxhi: Është përdorur edhe gaz-lotsjellës .

Spiropali: Ujë  të gazuar do ju hedhë protestuesve të dhunshëm.

Më tej ajo theksoi se Drejtori i Policisë ka marrë ndëshkim publik moral apo vërejtjet përkatëse.

Spiropali: Nuk ju kam parë të reagoni për fëmijët e baballarëve që u vranë në mes të bulevardit.

Xhokakxhi: Ju kemi kërkuar edhe fajtorët.

Xhokaxhi: Në rast se do të ishte në kohën e PD, ju çfarë do të bënit për rastin e drejtorit të Policie, do ta toleronit si një gabim stresi?

Spiropali: Polica e Shtetit sot ka ndryshuar stil, ka ndryshuar fytyrë. Kemi pasur drejtoria policie që merrnin urdhër për të mos arrestuar vrasës, e kuptoni në çfarë niveli kemi qenë!

Policia e Shtetit është profesionale dhe ka bërë përmirësime, por ka nevojë sërish për punë. Ne nuk jemi perfekt. Po ju them që çdo funksionar në qeverisjen tonë që ka probleme me drejtësinë është lënë i vetëm, Qeveria është qeveri, drejtësia është drejtësi. Ne nuk jemi për të mbrojtur ata që kanë probleme me institucionet.

Drejtori i përgjithshëm i policise ka ligjin përpara. Çdo protestues që është i dhunshëm siç kemi parë rëndom nuk përballet me Sandër Lleshaj, por me ligjin.

Po te Teatri çfarë dhune kishte?

Spiropali: Më vjen keq për Lelën. Për fat të keq ajo protestë nostalgjike u mor peng nga një grup njerëzish me lidhje politike. Protestën post-teatri e kanë bërë qesharake./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here