Ndryshim i madh nga UEFA, 8 ndeshjet e fundit të Champions League do të luhen në një qytet

0
90

Turqia ka hequr dorë përfundimisht nga organizimi i finales së Champions League.Pritet që më 17 qershor të merret vendimi zyrtar për vijimësinë e kompeticionit më të madh në nivel klubesh për futbollin europian, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Vazhdojnë supozimet dhe hipotezat mbi një ndryshim të vendit të finales, por pa ndryshuar faktin se do të luhet me dyer të mbyllura.

Lisbona deri tani është përmendur si një nga alternativat e mundshme, por e përditshmja gjermane Bild raporton se Frankfurti ka marrë një ftesë nga UEFA për të pritur 8 ndeshjet e fundit të turneut.

M.P. / Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here