Përdhunimi i 15 vjeçares, Grida Duma sulmon Ramën dhe Shahinin: Papërgjegjshmëri! Kjo qeveri i turret kujtdo për të zhvendosur vëmendjen (VIDEO)

0
108

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma në një reagim në rrjete sociale ka hedhur akuza kundrejt qeverisë në lidhje me abuzimin seksual të 15 vjeçares në Babrru, nga roja i shkollës dhe 3 të rinj.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe të ministres së Arsimit Besa Shahini lidhur me abuzimin, Duma shkruan se sipas tyre fajin e ka gjithë bota, ndërsa vetë nuk mbajnë përgjegjësi.

“Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo qeveri i turret kujtdo për të zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja”, thotë ajo mes të tejrash në postimin e saj.

“Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!

Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.
Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet.

Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.

Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.

Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull!
Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë”, shkruan Duma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here