“Pushime on top” i besohet sërish Ori Nebiajt, por kësaj here jo vetëm si moderatore

0
81

Tashmë prej tre vitesh, çdo sezon vere “Top Channel” rikthen në ekran emisionin “Pushime on top”, i cili ka si qëllim eksplorimin dhe reklamimin e vendeve më të bukura në bregdetin shqiptar. Ky format i është besuar moderatores Ori Nebiaj, e cila duket se do të jetë në ekran sërish gjatë këtyre muajve të nxehtë. Megjithatë përveçse si moderatore, Orin do ta shohim edhe si autore të programit.

Këtë e ka bërë vetë të ditur Olsa Muhameti, autorja e shumë programeve në “Top Channel”. Ajo ka treguar se këtë vit ka vendosur të pushojë dhe ‘stafeta’ i ka kaluar Orit, e cila do të jetë edhe autore, edhe producente. Tashmë jemi të gjithë sy e veshë për të shijuar sërish bukuritë e Shqipërisë nga ekrani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here