Drejtori i Pólicisë së Shtetit ulet në tryezë me Zaida Çobon: I kërkoj ndjesë publike! Është lënduar nga komenti im i paqëllimshëm (FOTO)

0
117

Drejtori i Pólicisë së Shtetit, Ardi Veliu është takuar nga afër me Zaida Cobon duke u ulur në tryezë me të për ti kërkuar falje publike. Kjo është hera e dytë që Veliu kërkon ndjesë pasi publikoi fotografinë e saj me ármë gjatë prapaskenave të një filmi.

Drejtori i Pólicisë së Shtetit theksoi se fjalët e tij nuk kishin qëllim të justifikonin veprimin e pólicit që u pézullua menjëherë pasi rráhu fëmijën e Zaidës.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lénduar nga komenti im që mori edhe shumë krítika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i kéqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin pólicin (i cili është pézulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të léndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.(A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here