ME VIDEO/ Zhaklinë Lekatari: Deputetë e ministra shqiptarë paguajnë deri në 2000 euro për …

0
85

Gazetarja Zhaklinë Lekatari ka komentuar ngjarjet e fundit në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të të miturve.

E ftuar në Shqipëria live”, Lekatari tha se duhen hapur shtëpitëe publike në Shqipëri, në mënyrë që këto fenomene të zbehen gradualisht, por shtoi se kjo është një zgjidhje sipërfaqësore.

Ndër të tjera, gazetarja u shpreh se në Shqipëri ka edhe politikanë që ofrojnë shifra të majme për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë. Ajo madje, lexoi edhe një mesazh që i kishte ardhur në Instagram, ku thuhej se pjesa më e madhe e ministrave dhe deputetëve në vendin tonë, janë të gatshëm që të paguajnë deri në 2 mijë euro për të kryer marrëdhënie seksuale.

Unë mendoj se duhen bërë statistika të mirëfillta mbi gjendjen dhe patologjinë në Shqipëri, në mënyrë që të kemi një po apo jo në lidhje me hapjen e shtëpive publike në Shqipëri. Nuk mund ta kem një mendim të plotë, sepse ka shtete që e kanë ndaluar, që e lejojnë dhe ne duhet të zgjedhim formulën më të përshtatshme. 70% e deputetëve, ministrave e qeveritarëve paguajnë nga 1500 deri në 2000 Euro për një marrëdhënie. Këto janë mesazhet që më vijnë nga publiku,”– tha Lekatari ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here