Në lidhje me Sylvester Stallone? Modelja shqiptare komenton foton, Lushtaku: Ishim në një darkë

0
136

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka reaguar pas lajmeve që bënë bujë në media në lidhje me marrëdhënien që ekziston mes saj dhe yllit Sylvester Stallone

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Heidi i ka hedhur poshtë aludimet për një lidhje mes tyre duke i quajtur absurde, pasi sipas saj, Stallone ka moshën e babait të saj.

Kemi qenë në një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë paratë në një mënyrë,”- u shpreh modelja.

Më pas Heidi Lushtaku komentoi edhe marrëdhënien e saj 5-vjeçare, së cilës i ka dhënë fund kohë më parë. Modelja u shpreh se ndarja mes saj dhe ish-partnerit Robin Krasniqi,  ishte paqësore dhe se të dy ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin

Besoj se është shumë e rëndësishme kur njerëzit publikë kanë standard të paqes dhe miqësisë. Ka qenë shumë ë rëndësishme për të dy të ndahemi në paqe dhe qetësi. Jo çdokush që ndahet duhet ta bëjë tragjikisht. Ka qenë që në një mënyrë të ishim simbol i paqes, në shoqëri e në respekt. Ne jemi ende miq. Është periudha më e mirë që kam pas me Robinin. Normalisht nuk kontaktoj gjithmonë. Kam shumë respekt për familjen e tij me të cilët jam e lidhur. Mami i Robinit është një prej njerëzve me të bukur, të mirë që kam takuar në jetë dhe gjithmon e mbaj në zemër dhe mend. Ka qenë e butë e kuptueshme me mua, dhe kemi shpërndarë vetëm dashuri me njëra tjetrën e unë do ta dua gjithmonë,“- përfundoi Heidi Lushtaku.

Para pak ditësh modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku pranoi se ajo dhe boksieri Robin Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Ajo tërhoqi vëmendjen me një foto të postuar në Instagram ku shfaqej në shoqërinë e aktorit të njohur amerikan Sylvester Stallone dhe disa miqve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here