Bayerni zyrtarisht kampion i Gjermanisë, Werderi edhe më pranë rënies

0
68

Bayerni i Mynihut mposhti 0-1 Werder Bremenin me gol të Robert Lewandowskit dhe siguroi matematikisht titullin kampion të Bundesligës, që për bavarezët ishte i teti radhazi dhe i 30-ti në histori.

Gjigantët e Gjermanisë mbyllën përfundimisht llogaritë kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, duke kurorëzuar me trofe një sezon të gjatë të nisur me shumë dritëhije nën drejtimin e kroatit Niko Kovac, por që u kthye në shina nga Hansi Flick, për të cilin ishte suksesi i parë madhor si trajner i Bayernit.

Nga ana tjetër, Werderi i Milot Rashicës (sulmuesi “dardan” luajti titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të) rrezikon edhe më shumë rënien nga kategoria, pasi do t’i duhet një mrekulli në dy sfidat e fundit përballë Mainzit dhe Këlnit, duke shpresuar që si Dusseldorfi dhe Mainzi të gabojnë në takimet e tyre.

Siguroi matematikisht mbijetesën në Bundesligë Union Berlini, që iu imponua 1-0 Paderbornit të rënë tashmë nga kategoria (autogol i Zolinskit), ndërsa Frieburgu fitoi 2-1 ndaj Herthas së Berlinit (Grido 61’, Petersen 71’/Ibisevic 66’ 11-m).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here