“Ky është një moment historik”, Vuçiç merr mandatin e tretë: Kemi fituar kudo që kemi humbur

0
101

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve në vend, ku fitoi bindshëm me 63 % të votav i është drejtuar popullit  serb duke thënë se ishte krenar, pasi partia e tij arriti të fitonte  bindshëm.

“Fituam një besim të madh të njerëzve në kushte kur pak prej tyre besuan se mundemi. Ky është një moment historik. Ne morëm më shumë se 2 milionë vota, të cilat nuk janë regjistruar deri më tani.”- është shprehur lideri serb.

Ndër të tjera Vuçiç tha se Partia Progresiste Serbe dhe partnerët e saj të koalicionit fituan kudo.

“Ne kemi fituar kudo që kemi humbur. Ne kemi fituar në çdo vend jashtë Serbisë. Ne fituam aty ku nuk fituam kurrë. Kështu që ne morëm 90 për qind të votave në Republikën SerbeNë këtë moment, ne kemi 63.4 për qind, dhe presim që kur të vijnë nga vendet e huaja, ne do të kemi mbi 64 për qind të votave.– deklaroi ai.

Ditën e djeshme Serbia pati shumë zhvillime, pasi është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjet  gjatë kohës së pandemisë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe mbaroi në orën 20:00, e ndërsa pas numërimit të votave Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç triumfoi sërish në zgjedhje, duke marrë kështu mandatin e tretë deri më sot në Qeverinë serbe.

Burimi: B92

A.C/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here