PD nis fushatën, hapet procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputet nga anëtarësia

0
58

Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputet  duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale.

Burime për gazetarin e ABC News Juxhin Mustafaraj bëjnë me dije se kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

Ky është një nga hapat përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza.

-Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetëpropozimit

-Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

-Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

-Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Përmes këtij procesi PD garanton një proces te hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës.

Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim ne listën e deputeteve te PD./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here