“Një mrekulli shkodrane”, Angela Martini i la të gjithë pa fjalë me foton e fundit

0
113

Është konsideruar si një nga modelet më të bukura shqiptare. Angela Martini herë pas here ka marrë vëmendje për foton shum provokative, që ndan në rrjete sociale. Së fundmi, bukuroshja shkodrane ka publikuar një foto në Instagram, teksa ka pozuar me një fustan të zi të ngushtë, që i nxjerr në pah format perfekte trupore.

Fotoja ka marrë një sërë komentesh nga fansat, të cilët i kanë vënë në pah bukurinë dhe hijeshinë që e karakterizon modelen. Kohët e fundit, bukuroshja pozoi për revistën e njohur italiane “Cleon”, ku shfaqej e kuruar deri në detaj.

Angela është komentuar shpesh edhe për jetën private. E martuar prej kohësh, Angela është përfolur për marrëdhënien me partnerin e saj, biznesmenin rumun Dragos Savulescu. Në media u raportua se dyshja ishte ndarë, për shkak të problemeve që ky i fundit kishte me drejtësinë.

Por, gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve, pasi ishte vetë Angela e cila vendosi të flasë dhe të hedhë poshtë këto lajme, duke thënë se ata janë më të dashuruar se kurrë më parë. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here