Me barkun plot me ”pala”, Orinda Huta jep mesazhin e fuqishëm me foton e fundit

0
60

Një nga presionet më të mëdha të rrjeteve sociale është perfeksioni, sidomos sa u takon formave trupore. Fotoja perfekte nuk mund të jetë e tillë pa një trup perfekt, qoftë edhe të rregulluar me filtra dhe fotoshop në shumicën e rasteve.

Me ardhjen e verës kjo bëhet edhe më e theksuar, teksa Instagram mbushet me foto perfekte, vajza me format ideale, duke krijuar një botë vetëm me ‘modele’, ku secila ka çfarë të jap.

Mirëpo, gjithë ky presion dhe kornizim që bëhet virtualisht, ka lënë mënjanë vlerat e vërteta, pa të cilat s’do bënim dot në jetë reale, siç është për shembull origjinaliteti.

Ky i fundit duket se i pëlqen më shumë njerëzve, ndonëse ajo çka ekspozohet në rrjetet sociale është e kundërta.

Moderatorja simpatike Orinda Huta na e ka vërtetuar këtë më së miri ditën e sotme. Ajo ka publikuar një foto në shezlong buzë detit duke treguar realitetin e shumë nga fotove ku është dashur editim apo është mbajtur një pozicion trupi për të treguar perfekten.

Kjo foto ka rezultuar mjaft e pëlqyer për ndjekësit e saj që nuk i kanë kursyer komentet pozitive.

Le të shërbejë ky veprim i Orindës si një model frymëzimi për shumë vajza të tjera, të cilat hera herës, i druhen realitetit dhe të ndikuar nga jo realja përpiqen të prezantojnë gjëra që në realitet s’kan aq vlerë./Iconstyle

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here