Eva Murati e zhgënjyer? Flet për rikthimin në televizion: Kam marrë shumë brryla, xhelozi dhe inate

0
54

Moderatorja sportive Eva Murati ka ndarë me publikun shumë të pathëna si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga jeta personale. E ftuar në Abc e Mëngjesit, ajo është shprehur se mezi po pret rikthimin në televizion me nisjen e Champions League.

“Më ka marrë malli, me zor po pres të rikthehem më 7 gusht fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions Leagues. Më pëlqen pasi champions është elita e futbollit. Më pëlqente fillimi fare që njerëzit reagonin si ka mundësi që bëre këtë zgjedhje se ishe të spektakli. Më pëlqenin reagimet pozitive që bëra këtë ndryshim. Këto janë, rregullat janë bërë për tu thyer. Më pëlqen që servir te publiku diçka të re”, tha Eva.

Më tej, ajo theksoi se pagesa në diferencë mes femrave dhe meshkujve është një problem në të gjithë botën.

Problem universal në të gjithë botën puna e pagesës. Për këtë flasin të gjitha ikonat e botës. Këtu në Shqipëri ndihet më shumë, pavarësisht se e themi që femrat duhet të përpiqen më tepër, sa më shumë, të marrin poste drejtuese”, u shpreh moderatorja.

Eva ka treguar se gjatë karrierës ka marrë shumë brryla, që vazhdon t’i shoh edhe sot. Por që sipas saj ka të bëjë familja ku je rritur.

“Brryla kam parë, i shoh ndoshta edhe sot e kësaj dite kur nuk i pres. Kur je e vogël i sheh më shumë. Varet nga mjedisi familjar ku je rritur. Mendoj që kur rritesh me një mjedis familjar me shumë dashuri , me shumë mbështetje, ty as të shkon ndërmend t’i bësh keq tjetrit, ose ta ulësh tjetrin apo të bësh diçka. Ndërkohë që nëse rritesh pak me inat, me sforco, xhelozi, duke e parë tjetrin, vetvetiu të vjen të bësh keq. Sepse ashtu janë mësuar, nuk e koncepton si diçka të gabuar atë, po si një mënyrë jetese. Kështu që unë vija nga një familje shumë ndryshe të cilët nuk më kanë përkrahu shumë këtë rrugën time në televizion, pavarësish se ka qenë dëshira ime, të cilën e nisa në një moshë shumë të re. Kështu që e kam hasur”, përfundoi bukuroshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here