Sa para të dhanë të thuash që je me Covid”, këngëtarja shqiptare bën për ujë të ftohtë ndjekësen: Injorante si ti…

0
30

Këngëtarja shqiptare Adelina Thaçi vetëm pak kohë më parë njoftoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe të gjithë publikun se kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Ky lajm nuk është dukur i besueshëm për disa qytetarë të cilët nuk besojnë ende në ekzistencën e virusit.

E tillë ka qenë dhe një ndjekëse e këngëtares e cili i ka çuar një mesazh në instagram ku i kërkon të shprehet se sa lekë shpërblim ka marrë për të deklaruar publikisht që është e infektuar.

“Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”- i shkroi ndjekësja.

Ndërsa këngëtarja iu përgjigj ashpër: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorante si ti ka sa të duash.” Adelina e publikoi mesazhin në InstaStory.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here