Detyroi shoferin serb të vërë muzikë shqip, modeles shqiptare i ndodh e papritura

0
54

Modelja shqiptare Lorena Haliti jeton prej kohësh në Amerikë. Së fundmi, ajo po përballet me një ngjarje tejet të pazakontë me kompaninë “Uber”. Gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e Amerikës, ajo i ka kërkuar shoferit të kompanisë t’i vërë disa këngë shqiptare.

Mirëpo shoferi serb nuk e ka pritur mirë kërkesën e saj. Ai i ka nisur një ankesë për kompaninë, tek e cila i ka krahasuar shqiptarët me nazistët dhe pjesëtarë të Klanit KKK. Shoferi ka shkruar se modelja i kishte kërkuar të vinte muzikë të një populli që “ata i ka shkelur dhe masakruar”.

Pas letrës së tij, kompania “Uber” ka bllokuar menjëherë llogaritë e modeles në “Uber” dhe “UberEats”. Kjo kompani ofron shërbime taksie, si edhe dërgesa të ushqimeve. Lorena i ka shkruar kompanisë, duke u shprehur se po mbështesin racizmin etnik dhe po e bllokojnë pa asnjë hetim. Mirëpo ajo ende nuk ka marrë një përgjigje.

“E bëra shoferin tim serb të dëgjojë muzikë shqiptare”, ka shkruar modelja në një status në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here