Dueti i parë rezultoi një sukses, Çiljeta bashkon sërish forcat me këngëtarin shqiptar

0
29

Një muaj më parë, Çiljeta Xhilaga iu rikthye muzikës me “M’ke harru”, një bashkëpunim me këngëtaren Marsi që u prit mjaft mirë nga publiku. Por, ndërsa po shijon suksesin e kësaj kënge, Çiljeta ka nisur punën për një tjetër projekt.

Bëhet fjalë për një tjetër duet me artistin e njohur Estto. Kënga mban titullin “Zemër” dhe xhirimet e klipit kanë përfunduar. Në një reagim në Instastory, Çiljeta ka zbuluar se kënga pritet të publikohet me 6 Shtator.

Kujtojmë që ky është projekti i dytë që bën bashkë dy artistët, pasi një vit më parë ata publikuan dhe “A je mirë?” Kënga rezultoi mjaft e suksesshme, e cila numëron më shumë se 10 milion klikime në Youtube.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here