“Secilit bastard ja kam gjujt te këmbët”, rebelohet Çun Lajçi: Dëshmorët kanë luftuar për atdheun dhe jo për xhepat e tyre

0
35

Artisti dhe shkrimtari i njohur kosovar Çun Lajçi, në një intersistë të dhënë për televizionin FaxNews ka folur rreth turit që ai ka ndërmarrë për shitjen e librave të tij. Lajçi tregon se me fillimin e pandemisë dhe vendosjen e popullatës në izolim ai mendoi se me çfarë do të mbijetont ekonomikisht ndaj dhe vendosi të dilte në sheshet e qyteteve kryesore për të shitur librat e tij.

Vendi ku artisti ka zgjedhur për t’u stacionuar me qëllim shitjen e librave janë shtatoret e heronjve. Librin e tij ‘Bastardi’ ka zgjedhur ta përplasë në tokë në një formë rebelimi për të treguar që shtatoret persinifkojnë ata që i kanë shërbyer atdheut dhe bastardët ata që kanë përfituar nga atdheu për xhepat e tyre.

“Kur filloi Covidi i thashë nuses së djalit, çka nëse izolimi vazhdon prej dy tre muajsh, ka ne do të ushqehemi. I kam marrë libarat e mi dhe i thash vetes se me Covid a pa Covid, unë po dal  shesheve dhe po i shes librat mos të rrinë më aty. Mos të kujtojnë njerëzit se po dal me lyp lëmoshë.

Përzgjodha shtatoret e heronjve në zonë dhe jam shkue me librat e mi dhe  i kam marr librat, secilit bastard ja kam gjujt te këmbët. Një plak më tha pse poi  gju or loke, këta janë bastardët e atdheut dhe nuk meritojnë të jenë në këmbët e dëshmorëve sepse ata kanë luftu për atdheun dhe jo për xhepat e tyre”.- tha artisti Çun Lajçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here