Aurela Gaçe flet për herë të parë pas kritikave për këngën e fundit

0
38

Një muaj më parë, Aurela Gaçe solli projektin më të fundit që mban titullin “Lento”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku duke numëruar milion klikime në Youtube, megjithatë u përball me një sërë kritikash. Gazetari Aleksandër Çipa shprehu publikisht pakënaqësitë ndaj këtij projekti të Aurelës.

“Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te ” lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.”, shkroi ndër të tjera gazetari.

Ndërkohë, së fundmi lidhur me këtë ka folur vetë Aurle gjatë një interviastë për emisionin “Rudina”. Teksa shprehet se ‘ka qarë boll’ nëpër këngë, super diva e skenës shqiptare shprehet se kishte nevojë të binte dritë.

“Unë e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme. Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat me oh.. them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë.

Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë.”, tha Aurela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here