“Është mashkull i bukur, çfarë kingu”, Biznesmeni Elton Ilirjani gjuan live Mozzik: ai çun është më i vërteti aty, nuk është si ata që veshin brekë rozë

0
41

Biznesmeni gay, Elton Ilirjani i cili ka qenë i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” në TopChannel ka bërë disa deklarata të rëndësishme, siç tërheq gjithmonë vëmendje me fjalët apo postimet e tij në rrjetet sociale.  Ilirjani teksa ka folur në “Ftesë në 5” ka pohuar se ekziston mundësia që në një të ardhme të afërt mund të transformohet si femër, por nga ana tjetër nuk e ka humbur mundësinë për të ‘gjuajtur’ live  në emision reperin shqiptar,  Mozzik.

Ai ka thënë për Mozzikun se është më burrë, krahasuar me të tjerë meshkuj që veshin brekë rozë.

“Është më burrë se këta që veshin brekë rozë. Do të doja të kisha një bashkëpunim me Mozzik. Sepse ai çun është më i vërteti aty dhe më vjen shumë keq që filluan e goditën.”- ka thënë ai

Kur moderatorja, Bieta Sulo i thotë se Mozzik u godit sepse kishte një tekst që provokonte, Ilirjani e ka kundërshtuar.

“Absolutisht, nuk ishte sepse ti ke këngëtarë të tjerë që janë kështu si ikonat e Versaçe dhe Gucci me vishen edhe më dalin dhe nuk janë fare këngëtarë dhe përdorin fjalë tepër të pista po t’i dëgjosh me vëmendje ndërkohë që Mozziku tha vetëm fjalën KA. Ai përveçse është një këngëtar shuëm i mirë dhe të gjithë të plasin nga inati dhe “DJ” të quajtur DJ nuk e marrin sepse mendojnë se është “dirty” i pisët në fjalor ai ka stil amerikan në të kënduar. Ai është edhe mashkull i bukur mi Bieta e ke parë ti çfarë kingu është ai, nuk si ato meshkujt-femra që më shajnë mua, ato janë më femra se unë. Ato vishen me ngjyra dhe brekët i kanë rozë. Mozziku është tamam për muzikën që bën.”- ka thënë Ilirjani.

A.C/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here