“Kush ishte ai çuni i gjatë dhe simpatik?” Fjoralba Ponari kapet mat me partnerin: Po është i dashuri im

0
30

Moderatorja e njohur shqiptar, Fjoralba Ponari e cila është shumë e dashur për publikun shqiptar është teje aktive në rrjete sociale. Shpesh herë ajo realizon intervista të shkurtëra me ndjekësit e saj në Instagram, ku edhe sëfundmi ajo ka treguar disa detaje për jetën e saj.

Fjoralba ka konfirmuar se është në një “lidhje” dhe këtë e ka konfirmuar përmes përgjigjes që i ka kthyer një komentuesi. Ajo nuk ka publikuar kurrë foto pranë partnerit të saj, prandaj ai është një fytyrë e panjohur për publikun.

Një ndër ndjekësit e Fjoralbës e ka hasur çiftin në rrugë dhe ka zbuluar se ai është “i gjatë dhe simpatik”.

Postimi i Fjoralbës në Instastory

“Kush është ai çuni i gjatë, simpatik që ishte me ty sot? Meqë ra fjala, je si beb live.”- i ka shkruar ndjekësja.

“I dashuri im dhe faleminderit.”- është shprehur Fjoralba. Nuk dihet nëse është një deklaratë e vërtetë apo vetëm një shaka, pasi këtë përgjigje moderatorja e ka shoqëruar me disa të qeshura.

A.C/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here