Meta i kërkoi informacione mbi çështjen e detit, shpërthen Rama: Nuk i jap llogari presidentit, ai do peshk, nuk do transparencë

0
29

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur live pyetjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta nëse ai ka folur në telefon me ministrin e jashtëm grek për çështjen e detit (zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon).

“Një president që bën një pyetje të tillë do peshk. Do peshk. Nuk bëhet transparencë kur nuk ka marrëveshje. Nuk ka punë presidenti se me kë flas unë, nuk i jap llogari presidentit”, u shpreh Rama.

Po ashtu kryeministri mohoi të ketë një marrëveshje me Greqin, madje theksoi se negociatat kanë stopuar për shkak se nuk është gjetur dakordësi për delegjitmimin e ujërave territoriale.

Pjesë nga intervista në “Open”: Pse grekët janë në avancë me qëllime politike dhe duke i kthyer në iniciativë diplomatike?

Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë. Unë nuk ulem dot tani në këto banalitet e që të rri duke vënë metrin. Detin e keni aty mos kini merak. Shkoni lahuni rehat. Monikën e keni atje ju skuq edhe peshq. Nuk ka marrëveshje dhe me Greqinë problemi nëse zgjidhet, do të zgjidhjet vetëm me marrëveshje.

Pse kanë stopuar negociata me Greqinë?

Nuk është zgjidhur sepse nuk jemi dakordësuar pikë për pikë këtë çështje. Duhet dakordësi për t’u zgjidhur. Çështjen e marrëveshjes për delegjitmimin e ujërave territoriale.

Po përgatiteni për negociata të reja? “Kam kënaqësinë të flas shumë shpesh. Është një mik shumë i mirë dhe person me nivel pozitiviteti mbresëlënës. Me palën greke nuk kemi diskutuar në asnjë rast qysh se ka ndryshuar qeveria lidhur me çështjen e detit. Asnjëherë në asnjë instancë nuk kemi diskutuar.”- tha Rama.

Presidenti ju pyet nëse keni folur me ministrin grek?

“Një president që bën një pyetje të tillë do peshk. Do peshk. Nuk bëhet transparencë kur nuk ka marrëveshje. Nuk ka punë presidenti se me kë flas unë, nuk i jap llogari presidentit. Ndërsa me kryeministrin e Greqisë kam folur dy herë. Një herë kam folur pas tërmetit dhe herën e dytë jam takuar në OKB.”- tha Rama. (M.Q/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here