“Mos gjykimi i rreptë i shtetit, bën që pedofilët të enden akoma rrugëve”

0
27

Nga Psikologia Marsela Lekli

Përdhunimi i të miturve nga pedofilët po bëhet çdo ditë e me shumë një nga problemet kryesore në vënd.!! Në kavajë ku një vajzë 13-vjeçare përdhunohej nga disa të rinj të cilët i bënin presione pa fund. Në Korçë babai tenton të përdhunojë vajzën e tij. Pak kohë më parë roja i shkollës përdhunon nxënësen e shkollës ku ai punonte duke e shantazhuar her pas here, me bashkë moshatarët e saj.!! Sot një tjetër ngjarje trondit opinionin publik babai i shoqes prej 1-Muaji përdhunon vajzën 14-vjeçare duke e kërcënuar, po sot një tjetër denoncim nje taksist ngacmon seksualisht një të mitur.

Çfar dënimi u mor për rastet e ndodhura, u dënua njeri a u bë ndokush shëmbull për një dënim maksimal që çdo pedofil mos të tentojë më të vjedhi fëmijërinë e një fëmije.???? Askush pedofilët enden rrugëve, dhe askush nuk mbanë përgjegjësi për kto akte te turpshme që bëhen kundra një fëmije.!!

Rasti në pogradec, vajza supozohet kishte prindërit jo në gjëndje te kujdeseshin për të, meret nga babai i shoqes, i cili e pëdhunonte sistematikisht. Ku dy prindër nuk janë të aftë për të mbajtur fëmijën e tyre, ku ështe shteti ku është sherbimi social, ku janë organizatat për të drejtat e fëmijëve.!!!

Nga pakujdesia e prindërve të cilët pretendohet nuk ishin të aftë, dhe mos gjykimi dhe mos zbatimi i ligjeve të rënda për çdo pedofil që abuzon me fëmijët të jepet denimi maksimal i mundëshëm ,vajza 14-vjeçare ra viktimë e ksaj mos kujdesje. Duhet të vendosen ligje të rrepta për kto raste, që askush mos të mendojë më të përdhunojë fëmijët.

Sa raste nuk denoncohen, nga frika dhe nga opinioni publik, dhe nga mos masave të rrepta të ndërmara nga qeveria, kjo i le hapsire pedofilave të veprojnë lirshëm..Ndaj denoncimi ngacmimet, dhunën, përdhunimet, mos lejoni disa njerëz të sëmurë tiu marin lumturinë fëminore. Pasojat e ktyre dhunime do ju ndjekin gjithë jetës, gjëndja juaj psikologjike sdo jetë më si më parë, do urreni veten dhe jetën, ndaj për të parandaluar kto akte të turpshme MOS HESHT ngrije zërin, për fëmijërinë tënde, jetën tënde shum vajza të marin zemër dhe tè mos heshtin.

Prindër behuni më kërkues ndaj fëmijëve tuaj, kontrolloini herë pas here, kaloni më shumë kohë me ta, flisni për çdo gjë, jepini vetbesim fëmijëve, që çdo pakënaqësi që ato kanë të shprehen tek ju të lirshëm jo me frikë, bëhuni shok/shoqe i fëmijë tuaj, mos i lëni shumë të pakotrullueshëm, mos kontrolli juaj i shpeshtë e çon fëmijën tuaj drejte veprimeve te ndryshme dhe u jep hapsira pedofilve te afrohen lehte.

Shenjat dhe veprimet kur një fëmijë, është i përdhunuar, ngacmuar seksualisht, i shantazhuar. Do vëmë re, fëmija do ketë një sjellje komplet ndryshe, do shfaqi ankth, frikë, çrregullime humori, mungesë oreksi,humbje peshe, do fshehi gjithë kohës tel, do mundohet gjithmonë të gjej shkak të dali nga shtëpia me orë të zgjatura pse?? sepse ajo shantazhohet dhe presjonohet nga faktorë të jashtëm.. Ndodhin raste kur kujdeset për pamjen sepse kshu ia kërkon përdhunuesi, të jetë e hijshme sipas shijeve të tij të sëmura.

Ndaj prindër kujdesuni dhe kontrolloni fëmijët tuaj në çdo vënd që ato frekuentojnë, shokët & shoqet e tyre, sepse mos kujdesi juaj i mer lumturinë një fëmije të pafajshëm.i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here