“Kurrë mos kërko falje”, aktorja e propozuar nga PS për Kukësin jep mesazhin e fòrtë si femër ‘e pampòshtur’: Nuk ka asgjë që nuk mund të arrij

0
22

Arjola Demiri është aktorja e njohur shqiptare që mori vëmendje të madhe pasi është përfshirë në politikë. Ajo pritet të jetë në listën e deputetëve të qarkut të Kukësit pasi emri i saj është propozuar nga PS për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ka dhënë një mesazh të fòrtë në lidhje me karakterin e saj duke treguar se një grua e fuqishme nuk duhet të kërkojë falje dhe që mund të arrijë gjithçka.

“Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë kèqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më kèqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fòrtë sepse jam e mbijetuar dhe jo víktimë. Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqíshme”, shkroi Arjola në Instagram. (A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here