Shiko Kush Luan, zbulohen të ftuarit e parë.

0
37

Pak kohë më parë u bë me dije se Shiko Kush Luan, programi argëtues i Luana Vjollcës do të rifillojë sezonin e katërt më datë 26 shtator.

Ditën e djeshme kanë nisur xhirimet e programit dhe nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale mësuam cilët do të jenë disa prej të ftuarve të parë.

Si fillim në program do të jetë Lori Hoxha. Bashkë me të të ftuar janë edhe Emina Cunmulaj, Arbër Hajdari, modelja Xhesika Berberi, Mozzik dhe këngëtaret Kida dhe Elita Ziberi.

Ata shfaqen në tavolinën rrethore që zakonisht përdoret në lojën Ndaje ose Haje ku të ftuarit por edhe prezantuesja duhet të zgjedhin nëse duan ti përgjigjen pyetjeve ngacmuese apo të hanë një nga ushqimet e çuditshme dhe aspak të shijshme të vendosura mbi tavolinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here