Preket nga Covid 19 Voltana Ademi, si është gjendja e saj

0
36

Covid 19 nuk ka kursyer as kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka rezultuar pozitive pas kryerjes së tamponit.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera. Po ashtu janë marrë tamponet dhe për stafin e saj të ngushtë, dhe pritet përgjigja e tyre.

Burime bëjnë me dije se Ademi ka shfaqur shenja të virusit, si temperaturë, dhe lodhje fizike, dhe menjëherë ka njoftuar më pas autoritetet e shëndetit publik vendor, ku më pas i është bërë edhe tamponi.

Ademi ka qenë një nga kritiket më të mëdhaja të menaxhimit të situatës së pandemisë në vendin tonë nga qeveria e Edi Ramës, të cilën e ka akuzuar vazhdimisht për mungesë tamponesh dhe kapacitetesh spitalore për përballimin e kësaj emergjence.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here