Dy tërmete të forta goditën vendin, çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnatës në Shqipëri (FOTO)

0
32

Dy tërmete të njëpasnjëshme goditën vendin tonë mbrëmjen e kaluar. I pari u ndje rreth orës 01:22 në mesnatë, magnituda e së cilës ishte 3.1 e shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte 14 km nga verilindja e Lushnjes, por lëkundjet u ndjenë edhe në Elbasan e Tiranë.

Vetëm pas pak minutash, në orën 01:25, vendi u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter. Thellësia ishte 2 km, epiqendra ishte e njëjtë. Deri tani nuk është raportuar asnjë dëm prej tyre ndonëse ishin tërmete me lëkundje të forta që u ndjenë nga njerëzit.

Tërmeti i tretë u regjistrua në orën 04:35, magnituda e së cilës ishte 3.0, ndërsa epiqendra vazhdon të mbetet pranë Lushnjes. Lëkundja e fundit mund të ketë qenë pasgoditje e shkaktuar nga dy tërmetete mëparshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here