“Komunist i ndyrë”, Ruçi ndërpret seancën pas përjashtimit të Alimadhit

0
24

Seanca plenare është ndërprerë për të dytën herë, për shkak se deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi nuk ka pranuar të largohet nga foltorja. Megjithëse pa mikrofon, Alimadhi ka hedhur akuza të forta dhe ka quajtur kryetarin e parlamentit ‘komunist i ndyrë’, ndërsa Ruçi është detyruar të ndërpresë seancën deri në orën 12:45.

“Ndërpritet përsëri seanca për arsye të sjelljes së deputetit. Është shekulli i mendjes nuk është shekulli i forcës se po të ishte e tillë…Seanca ndërpritet, do të fillojë në orën 12:45”, deklaroi Ruçi.

Ruçi e paralajmëroi fillimisht Alimadhin për përjashtim nga seanca nëse nuk do të ulej në vend por deputeti i Ballit Kombëtar nuk ka pranuar. Më pas ka ardhur dhe vendimi për përjashtimin nga seanca.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, u shpreh Ruçi më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here