Çmendet media e Beogradit: Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë

0
52

Gazeta serbe Informs e njohur si përkrahëse e qeverisë, ia ka kushtuar faqen e parë në numrin e sotëm një shkrimi me doza të forta nacionalizmi.

Informs shkuan se presidenti Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit. Kjo sipas kësaj gazete do të fusë në panik boshnjakët edhe kroatët, ndërsa nuk lënë pa përmendur dhe shqiptarët.

Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i mbrojtjes foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia në të gjithë rajonin. “Nëse do të kishim guximin të vizatonim dhe të thonim se ku jetojmë në dy ish-Jugosllavitë, nuk do të flisnim për këtë sot. Por nuk kishim guxim dhe fuqitë e mëdha kurrë nuk i lejuan serbët të bashkohen,” tha Vulin dje në TV Prva.

Ndërkohë një tjetër gazetë serbe proqeveritare Telegraf thotë se shqiptarët duhet ti kapë paniku. “Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë”.

Me këto dy shkrime të ‘çmendura’ mediat pro qeverisë në Beograd injektojnë edhe njëherë gjuhën e fortë nacionaliste dhe mbushur me urrejtje për fqinjët, në një kohë kur të gjithë presin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Duket se gjithçka ka qenë një dëshirë e mirë e Donald Trump, para zgjedhjeve presidenciale, dhe normalizimi i marrëdhënieve do të kërkojë kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here