Klopp “shenjtëron” Thiago Alcantara: Është ende fëmijë me topin në këmbë…

0
42

Thiago Alcantara është “ende fëmijë, kur zotëron topin”, sipas Jurgen Klopp, i cili e konsideron mesfushorin e ri krijues të Liverpool një “blerje me të vërtetë interesante”. “Reds” e morën spanjollin nga Bayern Munich për çmimin e volitshëm prej 20 milionë £ më 18 shtator, duke i dhënë fund sagës më të gjatë të merkatos së kësaj vere. Lojtari i “La Roja” vendosi një rekord të ri për numrin e pasimeve të sakta në një ndeshje të vetme të Premier League dhe tani është i përqendruar tek objektivat e Liverpool-it, që janë të mëdhenj e në të gjitha garat për sezonin 2020-2021.

Përpara ndeshjes me Arsenalin në “Anfield”, të hënën në mbrëmje, Klopp ka evidentuar cilësitë që e veçojnë Thiago nga kolegët e tij: “Thiago është padyshim një lojtar shumë i mirë. Ju e patë atë kundër Chelsea. Disa gjëra janë të natyrshme për të, që nuk i kanë lojtarët e tjerë. Sidoqoftë, ne e fituam kampionatin dhe Ligën e Kampionëve pa Thiago. Ai i fitoi ato me Bayernin, kështu që padyshim është një përshtatje e mirë. Tani duhet të mësohemi me njëri-tjetrin.

Ka gjëra shumë të veçanta nga të tjerët në futbollin botëror. Vizioni i tij është i jashtëzakonshëm, ka aftësi teknike mjaft të mira pasimi. Në cilind këndvështrim të shohësh, është një blerje vërtet interesante. Përveçse futbollist, ai nuk mund të ishte më i mire edhe si njeri. Është e pabesueshme si gëzon, kur i jepni një top. Ai është ende një fëmijë me topin në këmbë. Kur e heq topin, Thiago është një person vërtet i pjekur dhe me përvojë futbolli. Ai është i interesuar për shumë gjëra, taktikën dhe të gjitha këto gjëra. Dëshiron të mësojë përditë, çka është shumë e rëndësishme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here