Video-Rama e ka shkarkuar ‘de fakto’ nga Bashkia, shihni si është katandisur Dritan Leli, ja çfarë duhet të bëjë për ti bërë qejfin ‘shefit’

0
30

Të jesh vartës i Edi Ramës, duket se nuk është një detyrë e lehtë, edhe pse mund të jesh i zgjedhur direkt me votat e qytetarëve, siç është në rastin konkret kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Gjatë vizitës së fundit të Edi Ramës në Vlorë, Leli duket se ka pasur rolin e kameramanit, siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme. Edhe pse në profesion mjek, halli ia do Lelit që të marrë celularin dhe të vrapojë pas Ramës, duke memorizuar të gjithë këtë takim, që i shërben propagandës së radhës së kreut të qeverisë.

Leli prej kohësh nuk bën pjesë në listën e kryebashkiakëve të preferuar të Edi Ramës, ndërsa përplasjet e tyre kanë qenë të shpeshta, saqë Rama de fakto ka çuar Afrim Qendron të drejtojë Vlorën, nga posti i nënkryetarit të Bashkisë.

Rama qendroi në një vizitë tre ditore në qytetin e Vlorës, ku dhe njëherë shprehu angazhimin e tij se në ditët e pleqërisë bregdeti i jugut do të jetë streha e tij e fundit.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here