Ku do gjenden paratë për planin me 5 pika të PD-së/ Basha jep shifrën: Mbështetja kushton më pak se koncensioni që iu dha bándës së Lushnjes

0
30

Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke prezantuar planin e opozitës për rimëkëmbjen e vendit, pas pandemisë së Covid 19. Basha tha se i gjithë plani i tij, që përfshin mbështetje për shëndetësinë, shkollat, qytetarët, bizneset e mëdha dhe të vogla, ka një kosto prej 312 milionë eurosh për 6 muajt e ardhshëm.

“Kjo paketë që ne kemi propozuar ka një kosto prej 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, kjo përbën 2.4 % të prodhimit të brendshëm bruto, që e vë Shqipërinë në mestaren e rajonit, na nxjerr nga niveli afrikan që jemi sot.

Vetëm dje kjo qeveri dha 1 milionë euro Klod Mërtirit të bándës së Lushnjes, dhe disa pronarëve të mediave, se kush janë ata mjafton të shihni se kush nuk e dha dje lajmin. Janë 400 milionë euro që i janë dhënë mafies së inceneratorëve, ato para dalin e teprojnë për 6 muaj mbështetje për ekonominë dhe shëndetësinë”, u shpreh Basha.

PLANI ME 5 PIKA

1- Mbështetje shëndetësisë për mundësinë e një vale të dytë, të rriten në 2500 testimet në një ditë, jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve.  Nuk lodhem së përserituri që duhet të ketë më shumë testime. Çdo i sëmurë me Covid që nuk shtrohet në spital, ka një kosto deri në 600 mijë lekë të  vjetra, të gjitha këto duhet të rimbursohen.

Asgjë që nuk nevojitet për të kuruar nuk rimbursohet sot nga shteti.  Sigurimi i paisjeve mbrojtëse për të gjithë stafet mjekësore. Ndërkohë që Shefqet Ndroqi është drejt kapacitetit të plotë, ka një spital Covid 3 fantazmë, që nuk e kemi parë të bëhet gati, dhe pika tjetër ka të bëjë me bonusin e premtuar nga kjob qeveri, për çdo mjekë dhe infermier shqiptar, pa përjashtim.

2- Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke: Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore. Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.

Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

3- Asnjë shqiptar të mos lihet pas doreTë mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj. Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike. Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

4- Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

5-Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj: Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.

Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here