Deklarata e fortë e Metës: Nëse hapen listat 100%, Rama nuk bëhet deputet në asnjë qark!

0
34

Presidenti Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp, ku denoncoi fshehjen e informacionit për arbitrazhet nga Avokatura e Shtetit, komentoi edhe aktualitetin politik.

Meta i bëri thirrje kryeministrit të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të hapë listat 100%, por shtoi se nëse kjo ndodh, Rama nuk bëhet dot deputet në asnjë qark.

Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra. Është një sekt që ka shfarosur çdo vlerë të mirë dhe pozitive dhe ka zënë për gryke PS-në dhe gjithë Shqipërinë, që është i sponsorizuar pa dyshim nga faktorë që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë. 

Nuk është Edi Rama që i ka sjellë socialistët dhe i mban në pushtet, ai ka sjellë bandat dhe ka përvetësuar disa oligarkë. Kanë qenë socialistët që e kanë sjellë Edi Ramën nga refugjat dhe e vunë në pushtet. Ai është i pashpresë në rast se humbjen e tij që e ndien çdo qytetar në këtë vend dhe ai kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë. Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, të bëjë listat e hapura 100%.

Unë jam i sigurt se ai nuk e bën këtë gjë. Ishte një gjë për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe e a dini ju pse si bën listat e hapura?

Jo vetëm se i del jashtë kontrollit PS-ja, se nuk do të votojnë biznesmenët dhe përfaqësuesit e oligarkëve, por se ai nuk del në asnjë qark deputet. Jo në një, po në katër qarqe”, tha Meta.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here