Edi Rama: Do të vijojmë të udhëheqim, se populli nuk është budalla… Ju nuk merrni vota as me lista të shqyera

0
27

Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në parlament, përpara se të votohet për Kodin Zgjedhor.

Rama ka thënë se opozita nuk merr vota as me lista të hapura dhe as të mbyllura dhe se ai do të vijojë të udhëheqë vendin “sepse populli nuk është budalla”.

“E kemi udhëhequr dhe do të vijojmë ta udhëheqim këtë vend, sepse ky popull nuk është budalla, cdo individ që flet në emër të popullit, qoftë përfaqësues i lartë, qoftë i verbër në rrjetet sociale, është i destinuar që nga ky popull të marrë dënimin.

Duhet të kapërceni një hendek të madh ju për të marrë vota, nuk merrni vota as me lista të mbyllura, as të hapura, as të shqyera, sepse ju mendoni se shqiptarët janë budallenj dhe sa kohë të mendoni kështu nuk keni shans të konkuroni PS-në”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here